1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet serbe pa të papritura të mëdha

Kim Bytyci22 Janar 2007

Votuesit serb dhanë voten e vet në zgjedhjet parlamentare. Por mbetet të shihet nëse ky votim do të rezultojë në formimin e qeverisë së re. Befasi të mëdha nuk pati

https://p.dw.com/p/ArZT
Serbe e Kosovës në Mitrovicë lexon posterat elektoral
Serbe e Kosovës në Mitrovicë lexon posterat elektoralFotografi: AP

Partia Radikale me rreth 28.7 përqind, fitoi shumicën e votave, por jo edhe mjaft sosh për të formuar vetë qeverinë e re. Kështu siç edhe pritej, vota e përgjithsme u shkon partive të bllokut demokratik ku prin Partia Demokratike e cila me rreth 22. përqind të votës së përgjithshme ishte partia e dytë në zgjedhje. Një rezultat i këtillë ndërkaq mund të vështërsojë situatën poqese partitë e bllokut demokratik nuk arrijnë të formojnë qeverinë e re, vlerësojnë mes tjerash analistët e zgjedhjeve.

Shikuar nga jashtë këto rezultate tregojnë fitoren e forcave demokratike, pro-evropiane ngase matematikisht ato fituan morrën shumicën e votave. Por se a do të formohet dhe si do të formohet qeveria e re, do të ndikojë sjellja e bashkësisë ndërkombëtare, thotë Ksenija Milivojeviq nga Lëvizja Evropiane e Serbisë.

Këto rezultate mund më shumë të vështërsojnë se sa lehtësojnë situatën. Çështje kyce në formimin e qeverisë do të jetë cështja e mandatarit. Nëse lëmë partinë Radikale anash e cila sipas deklaratave të deritashme nuk planifikon të marr pjesë në negociatat për formimin e qeverisë, atëherë mandatarin duhet të paraqet Partia Demokratike e cila pas radikalëve pati më shumë vota. Por në Serbi ndodhin shpesh gjëra jo-logjike dhe tan nuk është e sigurtë se a cka do të ndodh në këtë drejtim.

Milivojevic shton se në deri sa të mos formohet qeveria e re, nuk dihet se si do të sillet bashkësia ndërkombëtare ndaj Serbisë. Ajo përkujton se një situatë e ngjashme ndodhi edhe gjatë zgjedhjeve të mëparshme kur rezultatet poashtu tregonin se partitë e bllokut të atëhershëm demokratik do të formojnë qeverinë, por kjo gjë megjithatë nuk ndodhi, dhe gjë që solli një një ftohje të marrëdhënieve me disa vende të Bashkësisë Evropiane.

Bashkësia ndërkombëtare do të përcjellë me vëmendje ngjarjet në Serbi dhe mbështet formimin e qeverisë në Serbi në bazë të të logjikës shton Milivojeviq.

Rezultatet e deritashme nuk tregojnë ndonjë ndryshim në politikën e Serbisë. Andaj është vështirë të thuhëet se si do të reflektohen këto rezultate në raport me çështjen e Kosovës, mendon James Lyon nga Grupi ndërkombëtar i krizave."Ekziston mundësi e vërtetë që Serbia të mos jetë në gjendje të formojë qeverinë. Në këtë rast mund të ndodh që të zgjedhjet e reja të thirren brena 90 ditesh. Në një situatë të këtillë, mund të ndodh që procesi I statusit të Kosovës mund të vonohet për 3-4-deri pes muaj.". Lyon shton se vetë vonesa e procesit të deritashëm të statusit të Kosovës, u ndihmoi forcave demokratike në një masë të vogël. por është plotësisht e mundshme që rezultatet e ngjashme do të kishim edhe pa këtë vonesë.

Zgjedhjet në Serbi janë vetëm një pjesë e pasqyrës dhe kështu nuk do të ndikojnë shumë në situatën e përgjithshme, mendon Tim Judah analistë britanik.

Debati nuk do të mbetet këtu. Debati do të mbahet brenda forcave të mëdha. Natyrisht do të ishte më mirë për Serbinë dhe rajonin nëse në Serbi do të kishim një qeveri stabile. Dhe mund të thuheët se nëse do merrej një rezolutë e cila do të pranonte propozimin e Ahtisarit që siç presim do të jetë mbi pavarësinë e kushtëzuar, atëherë do të ishte më mirë që Serbia të kishte një qeveri të këtillë ku dy blloqet kryesore do të ndanin përjegjësinë. Xhudah shton tani nuk dihet se si do të zhvillohet procesi I statusit më tej. Në këtë moment jam më pak i sigurtë se që isha më parë. Sipas diplomatëve që njoh do ketë rezolutë në pranverë, diku kah prilli, e më pas do të kemi 4 muaj deri te e ashtuquajtura dita e statusit. Qëndrimi i Rusisë mund të shkaktojë vonesë të mëtejme dhe mbetet të shihet se si do të zhvillohet situata më tej, shton mes tjerash Xhudah.

Ksenija Miliovojeviq nga Lëvizja Evropiane e Serbisë thotë çështja e Kosovës nuk ndikoi dukshëm në rezultatet e zgjedhjeve.

Nëse vështroni daljen në zgjedhje në Kosovë, do të shihni se ajo ishte mjaft e dobët. Më pare kjo pjesëmarrje, pra flasim për serbët, ishte kryesisht e lartë, mbi 60-70 përqind. Kësaj here, pjesëmarrja në Kosovë ishte ishte rreth 48 përqind, gjë që mund të shihet si shenjë se serbët e Kosovës nuk presin se qeveria e re que do të formohet pas këtyre zgjedhjeve mund të zgjidh çështjen e Kosovës në mënyrë të volitshme për ta. Sjellja gjatë zgjedhjeve zakonisht reflekton pritjet e votuesve nga qeveria e re. Kur është fjala për Kosovën siç duket nuk ekziston ndonjë percepcion i qartë se qeveria e arrdhshme pavarësisht se sa stabile, demokratike dhe pro-evropiane të jete, mund të ndryshojë zgjidhjen që pak a shumë tanimë pritet dhe që do të propozohet së shpejti, shton Milivojeviq.