1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Schuldenschnitt für Griechenland

23 Tetor 2011

Sa e lartë do të jetë falja e borxheve Greqisë? Si do të veprohet me bankat? Si do të zgjerohet fondi i shpëtimit? Përgjigja përfundimtare pritet të mërkurën në një samit tjetër.

https://p.dw.com/p/12xFd
Bundeskanzlerin Angela Merkel (CDU) und der franzoesische Praesident Nicolas Sarkozy (vorn, l.) unterhalten sich am Samstag (22.10.11) in einem Flur des Europaeischen Ratsgebaeudes in Bruessel auf dem Weg zu einem Treffen mit dem Praesidenten des Europaeischen Rats, dem Praesidenten der Europaeischen Kommission, dem Praesidenten der Europaeischen Zentralbank und der Direktorin des Internationalen Waehrungsfonds im Vorfeld des EU-Gipfels am Sonntag (23.10.11). Foto: Jesco Denzel/Bundesregierung/dapd
Merkel Sarkozy aktorët kryesorët të samititFotografi: dapd

Samiti i BE-së zhvillon punimet këtë të dielë në Bruksel me tema ende të hapura, e pas nje maratonë takimesh mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Nicolas Sarkozy. Nëse arrihet ujdia gjermano-franceze duket se edhe do te gjendet edhe receta përfundimtare për t'i dalë zot krizës së borxheve.

Kryetari i eurogrupit, Juncker, kryeministri i Italisë Berlusconi, kryeministri hungarez Urban
Kryetari i eurogrupit, Juncker, kryeministri i Italisë Berlusconi, kryeministri hungarez UrbanFotografi: dapd

Kryetari i eurogrupit, Jean-Claude Juncker, tha të shtunën se eurozona ka rënë dakord "për një rritje masive të kontributit të bankave" në lidhje me krizën greke. Sipas gjasave, bankat do të heqin dorë nga 50-60% të pretendimeve financiare, që kanë ato ndaj Greqisë.

Kërkesa për falje të borxheve greke vjen tanimë edhe nga presidenti i shoqatës së bankave gjermane, Andreas Schmitz, në një intervistë të botuar në gazetën gjermane "Rheinischer Post". Ai kërkon një falje së paku 50% të borxheve dhe në të njëjtën kohë bankat duhet të rikapitalizohen. "Bankat evropiane, që humbasin shumë para dhe mbesin me shumë pak kapital, duhet të furnizohen me kapital. Por, lu lutem shumë, jo me pikatore", thotë Andreas Schmitz.

Ndihmojnë bankat, apo iu ndihmohet bankave?

Por a marrin kështu bankat përgjegjësinë e duhur për krizën, me këtë kontribut që ofrojnë? Kjo është një çështje perspektive. Profesori për financat Clemens Fuest nga Universiteti i Oksfordit mendon se diskutimi bëhet nga një këndvështrim i gabuar. Gjithmonë thuhet, sikur politika po i vë një barrë bankave. Do të ishte e pranueshme, edhe nëse bankat në rastin më ekstrem nuk i marrin paratë e investuara. Taksapaguesi nuk duhet t'u paguajë asnjë cent bankave, kjo do të ishte e padrejtë, mendon ai.

Clemens Fuest, profesor në universitetin e Oksfordit, këshilltar i ministrit gjerman të Financave
Clemens Fuest, profesor në universitetin e Oksfordit, këshilltar i ministrit gjerman të FinancaveFotografi: DW

Por nëse bankat nuk mbështeten, atëherë disa nga bankat, që kanë investuar shumë në Greqi, do të humbisnin kapitalin dhe do të falimentonin. Kjo do të kishte pasoja në ekonominë reale.

Profesori nga Haidelbergu, Paul Kirchhof, mendon se e drejtë do të ishte një heqje dorë në mënyrë të pjesshme nga pretendimet financiare. Për Bayerischen Rundfunk ai tha se "investorët, që i kanë dhënë Greqisë kredi dhe kanë marrë edhe rendite të larta nga ky debitor i pasigurtë", duhet të përgatiten që paratë nuk do të kthehen në atë masë që pritej.

Ajo që dihet me siguri është se gjendja në BE është tepër serioze. Këtë e konfirmoi edhe kryeministri i Finlandës, Jyrki Katainen pas takimit të politikanëve konservatorë të shtunën në mbrëmje. "Situata në eurozonë është shumë e vështirë. Ne nuk kemi më shumë kohë në dispozicion."

Kryeministri grek, Jorgos Papandreu në samitin në Bruksel
Kryeministri grek, Jorgos Papandreu, në samitin në BrukselFotografi: dapd

Bankat janë të varura nga politika. Por edhe politika nga bankat. Prandaj në samitin e BE-së përplasen dy propozime ai gjerman dhe ai francez. Duket se ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble, po del fitimtar ndaj idesë franceze, për t'i dhënë fondit të shpëtimit gati liçencën e një banke, që furnizon me para shtetet në nevojë.

Negociata të vështira

Tratativat kanë hyrë sot në fazën vendimtare. Presidenti francez Nicolas Sarkozy gjithashtu është i interesuar për një zgjidhje: "Duhet gjetur një zgjidhje - strukturore, ambicioze, një zgjidhje definitive. Nuk ka rrugë tjetër."

Ndërsa kancelarja Merkel, e cila qëndron në Bruksel në një fundjavë ndoshta vendimtare për fatin e Bashkimit Evropian, e bën të qartë se edhe pse ministrat e Financave të shtunën patën sukses me ujdinë për faljen e pjessshme të borxheve nga bankat - "Prapë këto janë negociata të vështira dhe prandaj është e rëndësishme që Gjermania dhe Franca janë tepër aktive në parapërgatitjen e samitit."

Autor: Frank Hoffmann/Marco Müller/Lindita Arapi

Redaktoi: Angjelina Verbica