1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Berisha qëndron për vizitë në Mal të Zi

25 Janar 2012

Kryeministri i Shqipërisë Berisha qëndroi në Mal të Zi me ftesë të kryeministrit malazez Llukshiq. Të dy vlerësuan marrëdhëniet dhe theksuan se duhet punuar në shfytëzimin e burimeve natyrore.

https://p.dw.com/p/13pqO
Kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe homologu i tij malazeze Igor Luksic para gazetarëve
Kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe homologu i tij malazeze Igor Luksic para gazetarëveFotografi: DW

Pas takimit të zhvilluar kokë më kokë të dy kryeministrat në një konferencë me gazetarë duke i vlerësuar marrëdheniet e të dyja vendeve si shembull për mbarë rajonin thanë se në bisedime theks i veçantë i është kushtuar bashkëpunimit ekonomik në interes të ndersjelltë: “Me rëndësi është që marrëdhëniet e mira, që  Mali i Zi ka me Shqiperinë, t'i materializojmë dhe me shfrytëzimin e resurseve ekzistuese të ndihmojmë zhvillimin ekonomik. Kryeministri i Malit të Zi Igor Llukshiq veçoi si resurse të përbashkëta Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna  për ç'gjë, siç tha ai, "kemi rënë dakord që keto pasuri ti shfrytëzojme në dobi të të dyja vendeve."

Shfrytëzimi i përbashkët i pasurive të natyrës

Berisha dhe Luksic
Berisha dhe LuksicFotografi: DW

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha tha se Shqipëria dhe Mali i Zi janë ndër zonat më të bukura, më të pasura dhe më tërheqëse turistike të Evropës andaj sipas tij: “Qeveritë tona do të shqyrtojnë investime të tjera dhe mundësitë e ndërhyrjes qoftë dhe publike të sektorit publik në organizimin e tureve turistike në Bunë, në Liqenin e Shkodrës dhe projekti ynë i madh i përbashkët i ardhshëm do të jetë përpjekja për t'i servirur Europës dhe botës kompleksin turistik të bjeshkëve te Nemuna, të cilat janë ndër malet më mahnitëse në mbarë Evropën.“

Bashkëpunim dhe përkrahje në integrimet europiane

Duke folur për pakicën shqiptare në Mal të Zi kreu i qeverisë së Shqipërise Sali Berisha tha se Shqipëria vlerëson progresin e ndjeshëm real, që shqiptarët me liritë dhe të drejtat e tyre minoritare kanë bërë në Malin e Zi. “Vlerësoj dialogun konstant konstruktiv, që ato kanë me qeverinë dhe forcat e tjera politike të këtij vendi.“

Kryeministri i Shqipërisë ka zhvilluar takime të veçanta me zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë të Malit të Zi, me përfaqësuesit e partive politike shqiptare, si dhe vizitoi komunen urbane të Tuzit dhe atë të Ulqinit. Gjatë qëndrimit në Mal te Zi kryeminsitri Berisha mori pjesë dhe në nëshkrimin e marrëveshjes për përcaktimin e pikës së përbashkët të kalimit kufitar në veri të Malit të Zi dhe Shqipërisë, marrëveshje kjo e nënshkruar nga ambasadoret e të dyja vendeve. Veçmas u vlerësua bashkëpunimi dhe përkrahja në proceset e integrimeve evropiane, procese këto, që po kalohen nga të dyja vendet fqinje.

Autor: Vera Katana

Redaktoi: Angjelina Verbica