1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pakistani përjetoi dje 11 shtatorin e tij

Kai Küstner / New Delhi (NDR)21 Shtator 2008

Pas sulmit të rëndë në hotelin Marriot në Islamabad vendin e ka kapluar zemërimi. Ndër të tjera presidenti Asif Ali Zardari, deklaroi se do të vazhdojë luftën kundër terrorizmit.

https://p.dw.com/p/FMEY
Pas sulmit të rëndë në hotelin Marriot në Islamabad
Pas sulmit të rëndë në hotelin Marriot në IslamabadFotografi: AP

Edhe moderatori serioz i kanalit televiziv pakistanez „Dawn News" u tregua i tronditur nga pamjet që televizioni shfaqi gjatë gjithë natës: „Zemrat tona, mendjet tona dhe lutjet tona i drejtohen familjeve të atyre që u plagosën ose humbën jetën nga ky sulm i tmerrshëm i njerëzve frikacakë".

Pas sulmit të rëndë në hotelin Marriot në Islamabad
Pas sulmit të rëndë në hotelin Marriot në IslamabadFotografi: AP

Sipas të dhënave zyrtare, lënda eksploduese ndodhej në një kamion, i cili shpërtheu para derës së hotelit Marriot. Masat e sigurisë në hotel janë të forta dhe deri në hyrje mund të hyjne vetëm ata që e kanë lënë makinën të kontrollohet. Por duket se atentatori e ka ndezur lëndën eksploduese që në pikën e kontrollit.

Bomba duhet të ketë qenë më shumë se 1 mijë kilogram e rëndë, thonë forcat e sigurisë. Pasojat janë të mëdha, dhjetra njerëz të vrarë, më shumë se 250 vetë të plagosur. Mes tyre ndodhen edhe disa gjermanë.

Presidenti pakistanez Asif Ali Zardari, rezidenca e të cilit është vetëm disa minuta larg hotelit deklaroi, se zemra e tij kullon gjak nga dhimbja: „Unë i drejtoj një apel të gjithëve, ta ktheni dhimbjen në forcë. Ne lëtë luftë kundër terrorit ne nuk do të lëshojmë pe. Ne nuk kemi frikë nga sulme të tilla terroriste. Pakistani është një komb i fortë. Unë i bëj thirrjë të gjitha forcave demokratike të vendit të bashkohen në këtë luftë kundër terrorit."

Pas sulmit të rëndë në hotelin Marriot në Islamabad
Pas sulmit të rëndë në hotelin Marriot në IslamabadFotografi: AP

Zardari foli për një tumorr nga i cili vendi duhet të çlirohet

Kësaj here terroristët kanë goditur në qendër të kryeqytetit. Hoteli Marriot vizitohej nga të huajt, gazetarë përëndimorë dhe biznesmenë. Ministrja e drejtësisë tha se Pakistani përjetoi dje 11 shtatorin e tij. Zëdhënësja e qeverisë Sherry Rehman vizitoi të plagosurit që ndodhen në një spital dhe tha se vendi nuk do të përunmjet para terrorit: „Nëse dikush beson se me sulme të tilla arrin të godasë qeverinë, ai gabohet rëndë. Ne nuk do të lëshojmë pe. Qeveria do ta gjejë rrënjët e terrorit dhe do i shkulë ato."

Pakistani është duke u tronditur nga njër seri sulmesh që nga mesi i vitit të kaluar. Sipas pikëpamjeve të vëzhguesve kjo ka të bëjë me hakmarrje kundër luftës që ushtria pakistaneze i bën talibanëve dhe El Kaidës.

Kryeredaktori i të përditshmes „Daily Times", Najam Sethi, e interpreton këtë sulm me simbolikë të madhe, si shpallje e hapur lufte e ekstremistëve kundër qeverisë. Por ai shpreh edhe keqardhjen që Pakistani nuk flet me një zë në këtë luftë kundër terroritzmit: „Ju do të dëgjoni tani komentatorë që thonë se kjo nuk është lufta e Pakistanit, por është lufta e SHBA-ve. Çfarë përfitimi kemi ne që jemi aleatë të Shteteve të Bashkuara."

Që prej vitit 2001 Pakistani shihet si aleat i perëndimit në luftën kundër terrorizmit. A do të dalë vendi pas këtij sulmi me thirrjen e zemërimit dhe me mesazh të qartë të popullit kundër terroritëve: „Mos vazhdoni më", pritet të shihet në ditët në vijim.