1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Thaçi në Berlin

9 Maj 2018

Hashim Thaçi ndodhet për herë të parë në Berlin si kryetar i Kosovës dhe këtë vizitë ai shfrytëzoi për të lobuar për Kosovën dhe për personin e tij si burrështetas modern.

https://p.dw.com/p/2xRKF

Po të qe për të, ai do të dëshironte që kancelarja të angazhohej direkt në negociatat Serbi-Kosovë. sepse sipas tij , kanelarja Merkel "do t'i jepte energji, dinamikë, drejtim dhe përfundim të këtij procesi, me idetë e saj, me partnerët e saj, edhe në Bruksel, edhe në ShBA". 
Thaçi e tha këtë në kuadër të një kumtese lobuese që mbajti në Këshillin Gjerman për Politikë të Jashtme, DGAP:

Thaçi e shfrytëzoi rastin të prezantonte në Berlin edhe biografinë e tij botuar vitin kaluar në anglisht me titullin "New State, Modern Stateman", shkruar prej dy ish-autorëve të gazetës The Times, Roger Boyes (foto) dhe Suzzy Jagger.
Samiti i Sofjes konsiderohet shumë i rendësishëm pasi për herë të parë që nga samiti i Selanikut në vitin 2003 do të trajtohet enkas anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. 

Kancelarja Merkel ka pritur në dy muajt e kaluar të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor. Fakti që thuajse të gjitha këto takime nuk ka pasur prononcime për media pas takimeve, dëshmon se ajo është duke krijuar një opion për qëndrimin e saj në samit. Pas takimit me Thaçin, Merkel do të presë treshen kryesuese të Bosnjë-Hercegovinës, të cilët i ka ftuar për darkë.