1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

121111 Rücktritt Berlusconi

13 Nëntor 2011

Kryeministri italian Silvio Berluskoni dha dorëheqjen të shtunën në mbrëmje (12.11.). Pak pasi Dhoma e përfaqësuesve aprovoi një paketë reformash të kërkuara nga Brukseli, Berluskoni i dorëzoi dorëheqjen presidentit.

https://p.dw.com/p/139pe
Kryeministri italian jep dorëheqjen
Kryeministri italian jep dorëheqjenFotografi: picture-alliance/dpa

Italia merr frymë lirisht. Të paktën një pjesë e vendit, Ajo pjesë, që e sheh Silvio Berluskonin si përgjegjësin kryesor për krizën aktuale në Itali. Dhe kjo pjesë u shtua kohët e fundit me gjithnjë e më shumë njerëz.

„Kjo është një goditje e madhe//  „Ne, në Itali nuk kemi arsye për të festuar, por dorëheqjen e Berluskonit e festojmë me dëshirë..“ // „Unë nuk i besoj atij, vetëm kur të mos e shoh më do jem i sigurt se është larguar.“

A është ky fundi i periudhës së mbajtjes së postit, apo ëshët fundi i një epoke? Kundërshtarët politikë të Berluskonit kërkojnë largimin e plotë të tij nga politka. Dario Franceschini, kryetari i partisë Demokratike, parti qytetare e majtë, forca më e madhe opozitare:  „Ne do të hyjmë nesër në një epokë të re. Berluskoni ka përçarë vendin, si në ditë të mira ashtu edhe në ditë të këqija. Gjithshka dominohej prej tij, si koalicionet ashtu edhe debatet. Ose për ose kundër Berluskonit. Kjo kohë ka marrë fund."

Kryeministri italian jep dorëheqjen
Kryeministri italian jep dorëheqjenFotografi: dapd

Sa shumë e ka përcarë Berluskoni vendin dhe kryesisht politikën, e tregon shfaqja e djeshme e tij para parlamentit.

Një shfaqje pa fjalë, por deputetët "e tij" thërrasin "Silvi, Silvio". Një parlamentar që ishte larguar më parë nga faksioni, nuk mundi të fliste sepse ndërpritjes shpesh nga fjalët: "tradhëtar, tradhëtar". Situata është si në stadiumin e futbollit. Një kryetar fraksioni i Partisë në pushtet Parti e popullit për liri, Fabrizio Cicchitto, flet "për njeriun që nuk duhet të kishte dhënë dorëheqjen."

„Ne i themi kryeministrit Silvio Berluskoni, i cili dha dorëheqjen, megjithëse nuk duhet ta jepte: Faleminderit për gjithshka që ke bërë për ne."

Që Dhoma e Përfaqësuesve, aprovoi në mbrëmje herët ligjet reformuese të kërkuara nga BE, pritej. Ky ishte kushti i dorëheqjes së Berluskonit. Pas kësaj, u zhvillua një takim i shkurtër qeveritar, dhe pas përfundimit të kësaj kryeministri në largim morri rrugën për tek kryetari i shtetit në kodrën Quirinal, për të bërë atje dorëheqjen me të gjitha formalitetet.

Silvio Berluskoni
Silvio BerluskoniFotografi: dapd

Para Pallatit Presidencial, Berluskoni u prit nga shumë njerëz të mbledhur nga kurioziteti dhe nga një korr i mbledhur spontanisht, që këndonte Halleluja nga Hendel. Në gjithë qytetin, kundërshtarët e Berluskonit festuan dorëheqjen e tij. Atmosferë karnavalesh në kohë krizash.

Tani radhën e ka presidenti Giorgio Napolitano. Ai nuk e ka fshehur që preferon Mario Montin si kandidat të përshtatshëm për drejtimin e qeverisë kalimtare.

Autor: Bernd Riegert/ Aida Cama

Redaktoi: Dr. Pandeli Pani